Bashkitë / Komunat

Aktivitetet e reformave të planifikimit urban të Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II (MCCA2) përfshijnë zgjerimin e mëtejshëm të mbështetjes për pesë bashki të përzgjedhura, në formën e zgjidhjeve që ofron Teknologjia e Informacionit (IT) për çështjet kritike të zhvillimit gjatë vitit 2009 dhe 2010. Qëllimi është që të rritet transparenca, dhe rrjedhimisht, t’i jepet ndihmë Shqipërisë që të përgatitet për të përfituar Marrëveshjen e Kompaktit me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit të Shteteve të Bashkuara.

Objektivat e programeve pilote në bashkitë e përzgjedhura janë të dyanshme: Së pari, të integrohet informacioni bashkiak territorial në mënyrë elektronike në Regjistrin Kombëtar, siç përcaktohet edhe në Ligjin e ri për Planifikimin Territorial. Dhe së dyti, të ndihmohen bashkitë pilote që të rrisin nivelin e transparencës në procedurat dhe vendimet e tyre të planifikimit urban dhe lejimit të ndërtimit.  
 

 

  AKPT

    Planifikimi Urban
    Lejet e Ndërtimit
    Harta
   
 

  Fieri

    Planifikimi Urban
    Lejet e ndërtimit
    Harta
    Lidhje me faqen e internetit
   

Pogradec

    Planifikimi Urban
    Lejet e ndërtimit
     Harta
    Lidhje me faqen e internetit
   

SHKODRA

    Planifikimi Urban
    Lejet e ndërtimit
    Harta
    Lidhje me faqen e internetit
   

TIRANA

    Planifikimi Urban
     Lejet e ndërtimit
     Harta
     Lidhje me faqen e internetit
   

VLORA

    Planifikimi Urban
    Lejet e ndërtimit
    Harta
    Lidhje me faqen e internetit
   
  


Institucionet e Planifikimit të Territorit

Ligji i ri për Planifikimin Territorial (Nr. 10 119, datë 23.04.2009) parashikon në Nenin 5 të tij se: " ...Autoritetet Kombëtare të Planifikimit Territorial janë:

a) Këshilli i Ministrave;

b) Këshilli Kombëtar i Planifikimit Territorial;

c) Agjencia Kombëtare e Planifikimit Territorial;

d) çdo Ministri dhe organ qëndror publik që, sipas legjislacionit në fuqi, ka detyra e përgjegjësi në fushën e planifikimit territorial, ose çdo organ tjetër që varet nga të sipër-përmendurit ose nga Këshilli i Ministrave, të cilit i janë deleguar ose nën-deleguar detyra e përgjegjësi specifike lidhur me planifikimin territorial dhe kontrollin mjedisor."

Neni 87 i Ligjit përcakton që Këshilli i Ministrave duhet: "...të miratojë nën-legjislacionin, i cili është i nevojshëm për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit Territorial brenda 6 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij Ligji, " ose efektivisht, para datës 20 dhjetor 2009. Më tej, përcaktohet se "...AKPT do të miratojë aktet nën-ligjore, në pajtim me Nenin 55, (Regjistri Kombëtar i Planifikimit Territo¬rial) brenda datës 1 maj 2010."

Neni 92 i Ligjit kërkon që dispozitat e tij, në përputhje me Nenin 55, (për Regjistrin) duhet të hyjnë plotësisht në fuqi jo më vonë se data 1 shtator 2010.



Këshilli Kombëtar i Territorit 

Ligji parashikon në Nenin 8 të tij se: "...Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) do të jetë organi vendim-marrës me përgjegjësinë për të miratuar instrumentet e planifikimit kombëtar, në pajtim me parashikimet e bëra në këtë Ligj. KKT do të krijohet në varësi të Këshillit të Ministrave. Kryeministri do të jetë kryetari i KKT-së."



Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit - Mesazhi i Drejtorit

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), një institucion i ri i krijuar në bazë të Ligjit për Planifikimin e Territorit që u miratua në prill 2009, po bashkëpunon ngushtë me Programin Prag MCC Shqipëri II (MCCA2) për të ngritur një Regjistër të Planifikimit të Territorit. Kjo është pjesë e përpjekjeve për rritjen e transparencës dhe modernizimin e procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Shqipëri. Portali i Regjistrit në internet do të shërbejë si një rrjet i integruar i bazave të decentralizuara të të dhënave të autoriteteve qendrore dhe vendore të planifikimit, duke mundësuar kështu qasjen e publikut në informacionin që ato kanë mbi planifikimin urban dhe lejet e ndërtimit.
AKPT, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, po punon me programin MCCA2 për pilotimin e Regjistrit në pesë bashki: Fier, Pogradec, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Sipas një vizioni të përbashkët për Regjistrin të bazuar në përdorimin e teknologjisë së informacionit, i cili ka fituar mbështetje të gjerë nga aktorët kryesorë, që nga mesi i vitit 2009, MCCA2 ka filluar punën për zhvillimin e programit kompjuterik mbi të cilin mbështetet portali i Regjistrit në internet, ku përfshihet dhe një sistem që do të mundësojë ndjekjen e ecurisë së aplikimeve për leje ndërtimi përmes internetit.

Me mbështetjen e MCCA2, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zhvilluar konsultime të gjera për hartimin e akteve
nënligjore për krijimin e Regjistrit. Në to përfshihen standardet për të dhënat hapësinore, në pajtim me normat e BE-së, ashtu si dhe masat për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore në zhvillimin e instrumenteve të planifikimit të territorit.

Regjistri i Planifikimit të Territorit është një projekt ambicioz dhe AKPT, si agjencia përgjegjëse për sigurimin e ndihmës teknike në formulimin e politikave për territorin në rang kombëtar, rajonal dhe vendor, është plotësisht e angazhuar, në bashkëpunim të ngushtë me MCCA2, për ta bërë këtë projekt realitet, me qëllim që të mundësojë një proces efikas e transparent të planifikimit të territorit dhe dhënies së lejeve të ndërtimit në Shqipëri.

Kreuza Leka, Drejtore
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit




Regjistri i Planifikimit  Territorit  

Neni 3 i Ligjit thekson se: "...Regjistri i Planifikimit Territorial, këtej e tutje referuar si ‘Regjistri’, nënkupton një inventar publik elektronik e shkresor, në të cilin do të regjistrohen dhe menaxhohen të dhënat mbi territorin, aktet planifikuese dhe projekt-aktet, aplikimet për zhvillim si dhe lejet për zhvillim, ndërtim e shfrytëzim, të drejtat ligjore apo kufizimet që rrjedhin prej tyre, si dhe studimet apo dokumentet e tjera me interes për publikun, siç përcaktohet edhe në kapitullin V të këtij Ligji, pavarësisht nga autoritetet kombëtare dhe vendore".

Neni 52 i Ligjit thekson se: "...Informacioni në Regjistër do të organizohet sipas një rrjeti të integruar dhe shumë-funksional databazash kadastrale elektronike për territorin, që do të jenë të pavarura dhe në ndërveprim me njëra-tjetrën. Autoritetet përgjegjëse duhet të krijojnë, menaxhojnë dhe ruajnë këto baza të dhënash, si komponentë të Regjistrit sipas një platforme teknike dhe një strukture të përbashkët GIS, dhe sipas standardeve gjeodezike, në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëri dhe ndërveprim mes tyre, si dhe shkëmbim dhe përdorim i informacionit të regjistruar në to". 



Arkiva e Informacioni Ligjor dhe Rregullator

 Ligji për Planifikimin Territorial 
    Ligji për Planifikimin Urban
    Legjislacioni Dytësor 
    Aktet Nën-Ligjore
    VKM për standartet e Regjistrit
    VKM për Regjistrin



 Legjislacion tjetër udhëheqës
    Decentralizimi i qeverisjes vendore
    Mjedisi
    Trashëgimia
    Tjetër...
    Ligji i turizmit

  

Institucionet Kombëtare

Përveç Bashkive dhe enteve të tjera të planifikimit territorial, të krijuara sipas Ligjit për Planifikimin Territorial, ekzistojnë një sërë institucionesh kombëtare me përgjegjësi në mirëmbajtjen e informacionit hapësinor dhe hartave që lidhen me planifikimin territorial. Këtu mund të gjeni informacion mbi këto institucione. 

Ministria e Punëve Publike

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

Ministria e Ekonomisë

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

Ministria e Brendshme

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

Ministria e Mjedisit

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

Ministria e Turizmit dhe Kulturës

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

CEZ Albania

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

AlbTelecom

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

IPRO

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit

INSTAT

Informacion Hapësinor
Lidhje me faqen e internetit



TPI Lajme

Album Fotografik

Photo Number 176

Shiko më shumë foto
  
Informacion mbi planifikimin e territorit   
Konfidencialiteti© MCATA II Login